“Nëpunës” apo “Nënpunës”?

“Nëpunës” apo “Nënpunës”?
Cila është trajta normative e kësaj fjale?
Na ndodh shpesh që këtë fjalë ta hasim në të dyja trajtat: “nënpunës” dhe “nëpunës”. Me të drejtë, shumë prej nesh ngrenë pyetjen: cila është trajta normative e kësaj fjale dhe pse në fjalor e gjejmë “nëpunës” dhe jo “nënpunës”, kur kemi “nënkalim”, “nëntokë”, “nënkryetar”, “nëndrejtor”, “nënpresident”, “nënprodukt”, “nënprefekt”?
Në rastin e kësaj fjale duhet të shohim prejardhjen e saj. Kjo fjalë nuk formohet nga tema “punë” me parashtesën “nën”. Ajo formohet me përngjitje dhe prapashtesim njëkohësisht: “në+punë+ës”, dhe jo si fjalët: nënprodukt, nënpresident, nënkalim, nëntokë, nënkryetar, nëndrejtor etj. Kjo përngjitje ka ardhur nga përdorimi i madh i fjalëve në + punë, të cilat janë përngjitur me njëra-tjetrën, duke dhënë trajtën “nëpunës”.
Ne përdorim trajtën e gabuar “nënpunës” për analogji me këto fjalë, që formohen me parashtesën “nën”. Por kjo fjalë bën përjashtim nga grupi i fjalëve që formohen me parashtesim, me parashtesën “nën”, sepse është formuar nga përngjitja e parafjalës “në” + emri “punë” + prapashtesa “s”.
Ja dhe shpjegimi i shkëputur nga “Fjalori i gjuhës shqipe” për këtë fjalë:
Përgatiti: S. Agolli
0 Shikime
Komente